You are here
Home > Kombëtarja > Ismajli flet për fanellën Kuq e Zi: Krenar që do përfaqësojë Shqiptarinë

Ismajli flet për fanellën Kuq e Zi: Krenar që do përfaqësojë Shqiptarinë

Adrian Ismajli ka nisur zyrtarisht seancën stërvitoren në drejtimin e Panuçit. Qendërmbrojtësi nuk ka qenë pjesë e konferencës së sotme për media por nuk ka nguruar t’i shpreh emocionet e para për fanellën e Kombëtares. Në rrjetin social instagram, Ismajli ka postuar një foto nga seanca e sotme stërvitore.

“Shumë i lumtur dhe krenar që do të përfaqësojë gjithë Shqiptarinë”- ka shkruar mbrojtësi. 22 vjeçari gëzon një gjendje fizike mjaft të mirë duke bërë që Panuçi ta shoh seriozisht një vend titullar për mbrojtësin shqiptar. Ismajli do të mbaj fanellën me numërin 17 në rast se tekniku italian do të gjej minuta për të./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top