
Ardian Ismajli është afrimi më i ri në kombëtaren shqiptare, mes aq shumë polemikash dhe diskutimesh. Arsyeja? Mbrojtësi i Hajdukut nuk dontë të braktiste Kosovën U-21 në kualifikueset e saj, megjithëse e kishte ndarë prej kohësh mendjen për Shqipërinë.
Kjo u keqinterpretua nga gazetarë të ndryshëm, për ta paraqitur situatën te publiku në bazë të interesave personale. E megjithatë, ne duhet të kuptojmë se pëçarja nuk mund të vijë asnjëherë dhe për asnjë arsye të vetme.
Ismajli zgjodhi të luante për atdheun e vendin e tij, për ato ngjyra që kanë dhënë jetën e tyre aq shumë dëshmorë. Në një intervistë për “Sportske Jutarnji”, mbrojtësi i Hajdukut është shprehur se dokumentacionet mund t’i nxjerrin jo pak probleme për takimet e nëntorit.
“Shqipëria dhe Kosova janë e njëjta gjë, vëllazërore. Unë mund t’i quaja si ekipi A dhe B, sepse jemi të njëjtët njerëz. Trajneri Panuçi më ka ndjekur mua që nga janari i këtij viti. Më ka ftuar për të kuptuar se çfarë ambiciesh kisha, e doja që të luaja për Shqipërinë.
Megjithatë fillimisht doja që të mbyllja kualifikueset me shokët e mi te U-21 e Kosovës e të kaloja te Shqipëria. Kështu hyra te lista për takimet ndaj Skocisë dhe Uellsit. Nuk e di nëse mund të luajë për kuqezinjtë, pasi nuk dihet nëse dokumentet do të jenë gati deri atëherë.
Përse më thirri Panuçi? Ka pëlqyer stilin tim të lojës, kur isha te Kosova. Në skuadër kam edhe Memollën, unë jam një njeri që i zë shokë të gjithë, por Memolla vjen përprara të gjithëve, sepse flasim të njëjtën gjuhë.
Idhudhi im? Nuk bëj kompromis dhe nuk e ndërroj, vetëm Serxho Ramos”, shprehet Ismajli duke qeshur, ndërsa në Kroaci kanë nisur ta quajnë edhe si Ramosin shqiptar. /Shqiperia.ch/