You are here
Home > Futboll Bota > Ishte mërzitur pa asnjë goditje, portieri i Liverpulit dhe dalja qesharake në fundin e ndeshjes(VIDEO)

Ishte mërzitur pa asnjë goditje, portieri i Liverpulit dhe dalja qesharake në fundin e ndeshjes(VIDEO)

Alision ishte mërzitur pasi në portën e tij nuk kishte ardhur asnjë goditje nga ana e kundërshtarëve, në takimin që Liverpuli zhvilloi ndaj Njukasëllit. Rezultati nuk ka nevojë për më shumë përshkrim, ndërsa shifrat 4-0 mund të quhen pak në krahasim me atë që u prodhua në fushë.

Rreth 75% ishte mbajtja e topit nga ana e ekipit ku luan edhe Shaqiri, ndërsa në krahun tjetër, kundërshtari nuk prodhoi thuajse asgjë. Këtë dobësi të rivalit e ndieu më së tepërmi Alison, teksa gardiani i Liverpulit që kishte qendruar për 90 minuta si i papunë në fushë, gjeti momentin e parë që iu ofrua për të bërë një dalje të panevojshme.

Alison ka dalë më kot nga zona e tij, për të provuar një duel me lojtarët kundërshtarë, të cilin gjithsesi ka arritur ta fitojë pavarësisht vështirësisë. Rezultati i thellë ja jepte një luks të tillë, por ky moment po bën xhiron e rrjeteve sociale, të cilat e kanë komentuar portierin e Liverpulit si të mërzitur që nuk u angazhua gjatë ndeshjes, për të mbërritur edhe në një dalje të tillë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top