You are here
Home > Kryefaqja > Ishte i vetmi në Kosovë që mposhti trajnerët nga Shqipëria, Bekim Isufin e zëvendëson një i tillë

Ishte i vetmi në Kosovë që mposhti trajnerët nga Shqipëria, Bekim Isufin e zëvendëson një i tillë

Në kohët e mëparshme, ishin të shumtat rastet kur futbollistë apo trajnerë nga Kosova, shihnin Shqipërinë si “oazin” e tyre për të preferuar për të vazhduar karrierën dhe për të ngritur sa më shumë shkallë në të.

Por kohët ndryshojnë, realiteti që pasqyrohet është i një tjetër natyre. Në sezonin e shkuar, të shumtë ishin trajnerët shqiptarë, që drejtonin ekipet që luajnë në elitën e futbollit në Kosovë. Asnjëri prej tyre nuk ia doli në misionin për fitimin e titullit, madje njëri prej tyre, Mirel Josa, e humbi atë në ndeshjen e fundit, që ishte edhe finalja e kampionatit.

Bekim Isufi u tregoi të gjithëve se për të fituar tituj, fillimisht duhet të njihesh dhe përshtatesh me ambientin. Megjithatë pas këtij triumfi, si për ironi të fatit, një trajnerë nga Shqipëria pritet që të zëvendësoj ish-trajnerin e Dritës.

Sipas asaj që përflitet në mediat kosovare, Shpëtim Duro do të marrë drejtimin e Dritës në ditët e ardhshme. Klubi kosovar i ka hedhur sytë në Shqipëri, për të kërkuar trajnerin që do e drejtojë për pjesën e mbetur të sezonit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top