
Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku në një intervistë të tij të bërë së fundmi, tregon se sa kanë vuajtur lojtarët dardanas tek klubet e tyre për Kosovën. Gjatë kohës kur përfaqësuesja e Kosovës nuk ishte pranuar akoma në UEFA dhe FIFA, Bunjaku shpjegon se futbollistët që kanë dashur të jenë pjesë e skuadrës, shpesh herë janë penalizuar nga klubet e tyre.
Ai gjithashtu tregon se kjo ka qënë një periudhë shumë e vështirë si për futbollistët ashtu edhe për të që ishte në krye të dardanasve. Bunajku ka komenuar edhe sulmuesin Valon Berisha, ku për fubollistin ka shpjeguar që prej 5 vitesh është ndjekur dhe insistuar që sulmuesi te jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.
“Valon Berisha është ndjekur për pesë vite që të vijë të Kosova. Është dashur që t’i shpjegohet strategjia dhe proceset pasi që Kosova nuk ka qenë as e pranuar. Sa ka qenë këta lojtarë që të vijnë e tregon fakti se kanë mundur që ta humbasin edhe karrierën. Lojtarët aso kohe edhe janë penalizuar. Më kujtohet një rast kur Enis Alushi dhe Albert Bunjaku kanë luajtur në Kaizerslautern, janë dënuar nga klubi pas ardhjes te Kosova pasi që ne nuk kemi qenë të pranuar”, ka thënë Albert Bunjaku sipas asaj që raporton “Insporti”.
Tashmë përfaqësuesja e dardanasve i ka lënë pas këto vështirësi që ka kaluar në të shkuarën, sepse tashmë ajo njihet me të drejta të plota që kanë edhe shtetet e tjera. Kujtojmë që Kosova bëri një paraqitje tepër të shkëlqyher në “Ligën e Kombeve” teksa e mbylli në vendin e parë. /Shqiperia.ch/