Ditën e sotme zbret në fushë legjionari i Kombëtares, Ledian Memushaj, teksa ky i fundit është pjesë e klubit të Pescarës, ku blutë ndeshen kundër skuadrës së Leçes.
Përsa i përket mesfushorit kuqezi, kjo është sfida e rradhës për të, ndoshta disi e veçantë sepse do të përballet me ish-ekipin e tij të Leçes. Kujtojmë që në vitin 2012, Memushaj ishte pjesë e kësaj skuadre, teksa me paraqitjet e bëra me Leçen, vendosi “identitetin” e tij në kampionatin Italian.
Përpara kësaj sfide të veçantë për Memushaj, futbollisti i Kombëtares është shprehur se kjo sfidë është tepër emocionuese për të. Gjithashtu ai tregoi se Peskara ku ai është pjesë aktualisht,do të bëjë të pamundurë për të marrë fitoren e rradhës.
“Sigurisht që është një ndeshje emocionuese për mua, sepse do të përballem me ish-klubin tim, por ky është futbolli. Dua që të marrim tre pikët e radhës, sepse ekipi është në formë tepër të mirë, dhe dua të vazhdojmë ecurinë për të arritur objektivin, ngjitjen në elitën e kampionatit Italian, “Seria A”,-ishin fjalët e Memushajt.
Kujtojmë që Ledan Memushaj këtë periudhë është në qëndër të vëmëndjes të ekipi të “Deflinëve”, teksa tek këta është ktyer në një lojtarë deçiziv duke u ashtëquajtur njeriu asist. /Shqiperia.ch/