You are here
Home > Futboll Bota > Ironitë e turqëve për Avdijajn, më e veçanta: Ja shalqiri që po përgatit për në stërvitje!

Ironitë e turqëve për Avdijajn, më e veçanta: Ja shalqiri që po përgatit për në stërvitje!

Donis Avdijaj është zyrtarizuar te Trabzonspori, atje ku do të vazhdojë karrierën e re. Në Turqi më shumë sesa për këtë fakt, po komentohen historitë e largimit të sulmuesit shqiptar nga ekipet ku ka qënë pjesë më parë, për shkak të thyerjes së disiplinës.

Menjëherë pas zyrtarizimit në ditën e djeshme, në “Twitter” janë përshtatur edhe shumë video nga sportdashësit turq, që kërkonin të vinin në dukje anën e errët të Avdijajt. Më e veçanta ishte padyshim përgatitja e shalqirit me të gjitha pijet alkolike të mundshme, që është shpërndarë nga disa tifozë dhe me mbishkrimin: “Avdijaj duke përgatitur shalqirin për në stërvitje”.

Në këtë llogjikë ka pasur edhe shumë ironi të tjera, ndërsa ky është edhe një sinjal alarmi për vetë futbollistin. Ky është shansi i fundit për sulmuesin e Kosovës dhe një tjetër bëmë e tij për shkak të sjelljes, do të ishte perëndim i karrierës i parakohëshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top