Shumë vetbesim të tepruar kishte Danimarka në fillimin e ndeshjes ndaj Kosovës, gjë kjo që për pak sa nuk i shkaktoi edhe humbjen në ndeshjen miqësore. Me rezultatin 2-2 u mbyll gjithçka, ndërsa ekuilibrat u vendosën vetëm në minutat shtesë.
Tashmë është momenti që lojtarët e Kosovës të ironizojnë nënvlerësimin e Danimarkës, që e quajti vetëm një stërvitje përballjen me dardanët. Do të ishte portieri i Mançester Sitit, Muriq, që nuk do ia linte mangut përgjigjen kundërshtarëve. “Stërvitje e mirë”, shkruan në “Instagram” lojtari i Kosovës, duke postuar një foto ku ndodhet së bashku me Lirim Kastratin. /Shqiperia.ch/