You are here
Home > Kryefaqja > Ironia e jetës! Ja faktet, nuk ishte rastësi eliminimi i Barcelonës në “Champions League”

Ironia e jetës! Ja faktet, nuk ishte rastësi eliminimi i Barcelonës në “Champions League”

Duket se Barcelonën akoma e ndjek fati i keq në “Champions League”, pasi vitin e shkuar ishin ata që u eleminuan nga ekipi i Romës, ku ndeshjen e parë Katalanasit e patën fituar me rezultatin e thellë 4 me 1. Italianët arritën t’i mposhtnin në shtëpi me rezultatin 3 me 0, duke avancuar më tej. Mesa duket edhe ditën e sotme, blaugranasve u ndodh thuajse e njëjta histori, ku Liverpuli i Jurgen Klopp dhe i Xherdan Shaqirit, arritën të bënin një përmbysje të madhe duke u kualifikuar në finalen e 1 qershorit.

Kujtojmë që disa vite më parë, ishte Barcelona ajo që kreu një përmbysje të madhe kundrejt francezëve të PSG-së, ku këta të fundit u mposhtën në “Camp Nou” me rezultatin e thellë 6 me 1 dhe pse sfidën e parë në Paris, triunfuan 4 me 0. Jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në futboll mund të themi se ekziston “karma” ku kjo gjë i ndodh Barcelonës për të dytën herë rradhazi.

Djemtë e Valvederes kishin të gjitha mundësitë për të shkuar në finalen e Madritit, por kjo gjë nuk u bë e mundur, pasi mbrëmjen e sotme, Liverpuli ishte me të vërtetë një ekip i frikshëm./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top