Nëse Lacio nuk merr tre pikët dhe objektivin e saj nga një takim, gjithmonë trajneri Inzagi i ka fjalët gati në konferencën për shtyp. Nuk ndryshojnë shumë nga takimi në takim, për të mos thënë identike.
“Strakosha, nuk bëri një pritje të vetme”, kështu e justifikon trajneri i Lacios faktin e daljes nga fusha e lojës pa pikë, apo me një të tillë si në ditën e sotme. Lacialët kanë barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Fiorentinës, duke e dominuar kundërshtarin.
Por gardiani shqiptar nuk kishte mundësi të shpëtonte skuadrën e tij, me ato pak raste të rrezikshme që iu paraqitën para portës: “Sigurisht që jam i nevrikosur, pasi të shohësh ekipin të luaj në atë mënyrë dhe të marrë vetëm një pikë, është keqardhje. Kemi luajtur në transfertën e Fiorentinës dhe Strakosha nuk e ka bërë një pritje të vetme”, ka thënë Inzagi si për të treguar suksesin e skemave dhë mbrojtjes së tij. /Shqiperia.ch/