You are here
Home > Boks > Intervista/ Mati tregoi forcën si profesionist: Krenar! Trajneri më quajti “ariu shqiptar”

Intervista/ Mati tregoi forcën si profesionist: Krenar! Trajneri më quajti “ariu shqiptar”

Data 6 tetor do të jetë ishte historike për boksierin shqiptar. Në ringun e Chicago “ariu shqiptar” hodhi përtokë Adan Ahumada në debutimin e tij të parë profesional. 20-vjeçari ka boksuar ndaj një kundërshtari me 9 vite diferencë më të madhe, por kjo nuk e ka penguar Matin të jap më të  mirën. Dhe kështu ka ndodhur, grinta e një djaloshi të ri ka triunfuar ndaj eksperiencës në një hap mjaft të rendësishëm për karrierën e tij.

Reshat Mati ka një të ardhme mjaft premtuese përpara. Nën menaxhimin e të famshmit,  Eddie Hearn mund të ketë fatin e Anthony  Joshua. “Ariu shqiptar” ka të njëjtin menaxher me legjendën e boksit, ndërsa më herët 20-vjeçari ka fituar edhe “Golden Glove” për boksierët e rinj. Shenja të mirë këto që flasin gjithmonë e më tepër në favor të Reshat Matit. Në një intervistë për “Shqiperia.ch”, Mati tregon pak nga karriera e tij profesioniste që ka nisur në këtë moment.

Një debutim i suksesshëm në arenën e profesionistëve, duke mundur një boksier me diferenca të mëdha në moshë. Sa e vështirë ishte ndeshja e parë për Reshat Matin?

Sigurisht, vështirësia qëndronte në një ndeshje të tillë, por gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur. Kam bërë disa gabime të vogla, por jo me rëndësi shumë të madhe.

Gjithmonë ajo që vihet re në personalitetin tuaj, është dashuria e madhe për Shqipërinë. Kush ua ka injektuar të gjithën këtë?

Prindërit, vetëm ata. Më kanë bërë ky që jam sot dhe për këtë dua që ta di e gjithë bota.

Gjithashtu edhe nofka juaj është “ariu shqiptar”. Një epitet ky i dalë rastësisht, kush iu quajti të tillë?

Kjo ishte një nofkë që ma ka vendosur trajneri im. Duke parë mënyrën time të luftuarit dhe shpirtin që vendos, më quajti si “ariu shqiptar”, ashtu siç personifikohem edhe sot.

Thuhet se boksi është një sport që i përmbledh të gjitha të tjerat. Në të nuk ka vetëm forcë, por përdoret edhe shumë logjikë e psikologji. Sa të domosdoshëm janë këto dy elementë, për t’ia dalë në një duel?

Janë shumë të rëndësishëm. Pavarësisht se në fillim flitet se kemi të bëjmë me 80% forcë dhe 20% psikologji, disa boksier i humbin duelet e tyre që pa hyrë në ring.

Ndodhesh me të njëjtijn menaxher si Anthony Joshua. A e ëndërron të ndjekësh të njëjtën gjurmë të tij?

Unë dua të krijoj një identitetin tim dhe të vazhdoj në rrugën e duhur, për t’u bërë një kampion bote.

Stërvitjet dhe përkushtimi për boksin, sa të kanë penguar për të zhvilluar një jetë normale si bashkëmoshtarët e tu, për të shkuar dhe vizituar vende të ndryshme?

Ndonjëherë të duhet të bësh disa sakrifica në jetë, për të arritur qellimet e tua. E imja është që të bëhem një kampion bote.

Një veshje e veçantë ishte ajo në takimin e parë të boksit nga ana juaj, teksa flamuri shqiptar nuk kishte sesi të mungonte. Gjithmonë do të shohim në këtë mënyrë?

Po, gjithmonë kështu dhe gjithmonë në të njëjtën mënyrë, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Interesante do të ishte të dinim se çfarë ndien Reshat Mati, në momentin që është duke dueluar me një kundërshtar në ring?

Kundërshtarin që kam përballë dhe asgjë tjetër me rëndësi.

Në ndeshjen tënde të fundit, kishte shumë tifozë shqiptarë të pranishëm. Një shtysë e madhe erdhi dhe prej tyre, ta lehtësuan disi rrugën drejt fitores?

Po, është e vërtetë. Kishte shumë tifozë shqiptarë që kishin ardhur për të mbështetur nga New York dhe Chicago.

Një mesazh dhe premtim që keni për t’i dhënë tifozëve shqiptarë?

Për të gjithë lufëtarët e rinjë, dua të them se nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Ndonjëherë mund të ketë shumë pengesa, por ato do iu bëjnë më të fortë. Unë për mbështetësit e mi shqiptarë bëj gjithçka, ata janë fuqia ime për t’u bërë një kampion botëror. Jam krenar që jam shqiptar! /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top