
Skënder Loshi është afrimi më i ri tek Shqipëria U-21, e drejtuar nga Alban Bushi, teksa ky i fundit vazhdon të punojë me intensitet për përforcimet e reja që në të ardhme do të shërbejnë për Kombëtaren e parë.
Loshi është lojtar i akademisë së Nac Bredas, ku për momentin luan për të rinjtë e klubit holandez. Skënderi është vetëm 19 vjeç dhe roli i tij në fushën e blertë është si sulmues krahu, gjithashtu shpesh herë ka luajtur edhe në qëndër të sulmit, ku me Bredën në 4 ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka arritur të shënojë 2 gola.
Duket se kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri Alban Bushi, teksa menjëherë ka kontaktuar me lojtarin duke e afruar te Kombëtarja e të rinjve. Kjo mund të quhet një arritje për drejtuesit e U-21, teksa duke parë ritmet e Loshit mund ta quajmë edhe si zëvendësuesi i Taulant Seferit tek kuqezinjtë e vegjël, pasi me shumë mundësi Seferi do të jetë afrimi më i ri i Panuçit. /Shqiperia.ch/