You are here
Home > Futboll Bota > Ibrahimoviç i merr hua krahasimin Sadikut: Ndihem si një “Ferrari” këtu, në mes të “Fiat-it”

Ibrahimoviç i merr hua krahasimin Sadikut: Ndihem si një “Ferrari” këtu, në mes të “Fiat-it”

Armando Sadiku do të bënte një bujë të madhe në Poloni sa i përket fjalëve të thëna, teksa pasi po lihej në stol për shumë ndeshjeve rradhazi nga trajneri i Legias, do të përdorte edhe krahasimin e rrallë: “Unë ndihem si një “Ferrari”. Si mund të lihet një i tillë në garazhd?”, ka pyetur Sadiku.

Të njëjtën krahasim e ka përdorur së fundmi edhe sulmuesi i mirënjohur, Zlatan Ibrahimoviç. Nëse nuk e ka marrë hua idenë nga lojtari elbasanas, atëherë vlerësimi i të dy sulmuesve për vetveten është thuajse i njëjtë.

“Si është në MLS? Të them të drejtën, nuk është në të njëjtin nivel futbolli si në Europë. Por unë këtu ndihem si një “Ferrari”, në mes të “Fiat-it”(gjithë pjesa tjetër e lojtarëve). Sigurisht, ka raste edhe kur një “Fiat” mund të bëhet si “Ferrari”, apo të ndodh edhe e kundërta”, ka thënë me humor Ibrahimoviç për “ESPN”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top