UNESCO ka nevojë për një rifreskim të informacioneve të saj, pasi ka gabuar rëndë duke ia lënë Serbisë pasurinë e lahutës. Pavarësisht se i përket shqiptarëve, organizmat më të larta e kanë treguar prej kohësh politikën e tyre të padrejtë të ndjekur me Shqipërinë.
“Plisat” janë ata të cilët i vijnë sërish në krye vendit, duke marrë një inciativë në shërbim të shqiptarëve. Tifogrupi i njohur i Prishtinës, ka nisur një peticion, që UNESCO të rishikojë vendimin e saj. Për të arritur këtë gjë, kërkohen rreth 100.000 nënshkrime.
Për momentin shifra është ende larg, pasi janë bërë rreth 9.000 nënshkrime. Bashkimi i shqiptarëve shërben edhe në këtë rast, që zëri ynë të dëgjohen më tepër. /Shqiperia.ch/