
Hoze Murinjo mund të themi se është trajneri më provokativ përsa i përket situatës së tij kundrejt mardhënies me mediat. Tashmë ai është trajner i gjigandëve anglez të Mançester Junatid, teksa me fitoren e marrë kundër skuadrës së Jang Bojsave, ka mundur që të sigurojë kualifikimin e skuadrës së tij në turin pasardhës të Champions League.
Ky kualifikim u arrit në minutat shtesë të sfidës, pasi Fellaini arriti të gjente avantazhin per skuadrën e djajve. Kjo përballje u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Mançester Junajtid, ku me këtë fitore arritën të siguronin kualifikimin. Menjëherë pas përfundimit të sfidës, trajneri portugez i djajve, Hoze Murinjo, ka shprehur në deklaratë për të gjithë zërat që u shfaqën kundër tij.
Trajneri portugez reagoi ashpër në këtë konferencë, teksai u kujtoi të gjithëve historinë e tij me klubet e ndryshme që ka drejtuar. Ai u shpreh se në 16 vite si trajner, në karrierën e tij ka mundur plot 14 herë të kalojë fazën e grupeve të Champions League. Gjithashtu ai ka theksuar se këtë trofe e ka fituar 12 herë dhe askush nuk mund të vendosë në diskutim kualifikimin e skuadrës që ai drejton, nga raundi i parë të kompeticionit më madhor në rang klubesh.
“Kam nje kuriozitet per te gjithe ata qe i duan statistikat. Ne 16 vitet e mia si trajner kam arritur te kaloj grupet e Championsit 14 here. 2 here te tjera kam arritur te fitoj Europa Ligen”, u shpreh Hoze Murinjo. /Shqiperia.ch/