You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I shënon dy gola ekipit të njohur zviceran dhe lënë lojën, Shkëndija është fantastike

I shënon dy gola ekipit të njohur zviceran dhe lënë lojën, Shkëndija është fantastike

Shkëndija e Tetovës është padyshim një krenari shqiptare. Një nga ekipet më të mira të trevave shqiptare, rezultatet e Shkëndijës me ekipet europiane janë gjithmonë pozitive.

Këtë herë nuk po flasim për kualifikueset e kupave të Europës, por për një miqësore. Shkëndija ishte duke kryesuar me rezultatin 2-0 takimin ndaj Grasshopër që luan në elitën e Zvicrës, deri në minutën e 37. Më pas një rebesh i madh, do të sillte edhe ndërprerjen e takimit, që po fliste vetëm për Shkëndijën.

Nga ana tjetër, titullarë për skuadrën e Grasshopër ishin shumë futbollistë shqiptarë, duke e nisur me Arlind Ajetin, Bujar Likën, Nedim Bajramin dhe Gjelbrim Taipin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top