Kololli ka arritur të shënojë me panenka në takimin ndaj Napolit, në atë ndeshje të përfunduar me rezultatin 1-3. E vetmja gjë e bukur e Zurichit në përballjen e “Europa League”, padyshim që ishte futbollisti shqiptar.
Gjithmonë e bëri diferencën në fushën e lojës, duke e treguar më së miri se i përkiste një tjetër niveli. Pastaj ai gol i shënuar në atë mënyrë, padyshim që ishte edhe vulosja e një mbrëmje të bukur për të individualisht, pasi për Zurich ishte gjithçka për t’u harruar.
“Na “vrau” goli i parë që pësuam ndaj Napolit. U përpoqëm në të gjitha mënyrat, por ata ishin shumë të fortë”. Më pas lojtari i Kosovës ka folur edhe për panenkën që zgjodhi të realizonte ndaj Napolit, duke theksuar faktin se e vendosi një gjë të tillë pak para se arbitri të vërshëllente për ekzekutimin: “Atëherë nuk mund ta ndryshosh mendimin tënd, duhet vetëm ta provosh”, ka thënë mesfushori. /Shqiperia.ch/