You are here
Home > Kombëtarja > I rikthehet mbrojtësi i shumëkërkuar, Gasperini as që e diskuton Gjimshitin për finalen e Kupës

I rikthehet mbrojtësi i shumëkërkuar, Gasperini as që e diskuton Gjimshitin për finalen e Kupës

Atalanta është kthyer në një përrallë të bukur në Serinë A, ndërsa tani përveçse është shumë pranë arritjes në “Champions League” , do të luajë edhe në finale e Kupës së Italisë ndaj Lacios. Ndeshja do të zhvillohet në ditën e nesërme, ndërsa do të kemi edhe një derbi shqiptarësh.

Nga krahu i lacialëve është i padiskutueshëm Thomas Strakosha, por kohët e fundit flitet në të njëjtën mënyrë edhe për Berat Gjimshitin. Faktikisht Atalantës i është rikthyer mbrojtësi i shumëkërkuar në merkato Mancini, që sipas mediave italiane e ka vendin e sigurt në prapavijën me tre qendërmbrojtësa që luan Atalanta.

Por po kaq të sigurt e ka vendin edhe mbrojtësi shqiptar, Gjimshiti. “Calciomercatot8” shkruan se i vetmi balotazh në mbrojtje është mes Palominos dhe Masielos, me këtë të fundit që ka diçka më tepër në këtë garë. Një tjetër paraqitje e mirë e lojtarit kuqezi në përballjen ndaj Lacios, do i rriste shumë pikët e tij ndërsa jemi edhe në prag të çeljes së merkatos verore. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top