You are here
Home > Kombëtarja > I premtova prindërve, do paguaj që të shihni Shqipërinë! Historia emocionuese e Egli Kajës

I premtova prindërve, do paguaj që të shihni Shqipërinë! Historia emocionuese e Egli Kajës

Rezultoi të ishte afrimi i sekondës së fundit nga Panuçi, pas shumë pezullimeve dhe dëmtimeve të minutës së fundit. Egli Kaja do të afrohej sërish te Shqipëria, për të qenë i gatshëm për Panuçin.

Minutat e pakta që ka pasur te Livingstoni, ndikuan që ftesa e tij të mos ishte e menjëhershme, ashtu siç ndodhi më parë në muajin e tetorit. Gjithsesi vetë futbollisti, është shprehur në një intervistë për “Deadlinenews” se u kishte premtuar prindërve se do të paguante gjithçka, që ata të ishin të pranishëm për të ndjekur takimet e Shqipërisë.

E ku ka më bukur, se ta bëjnë këtë rrugë duke ditur që edhe djali i tyre mund të jetë në fushën e lojës? “Prindërit kanë angazhimet e punës, por unë i premtova se do të paguaj për ta. Kanë bërë gjithçka për mua dhe kanë rrezikuar, teksa në vitet e luftës do të largoheshim nga Kosova në Britaninë e Madhe. Prindërit kanë fluturuar nga e premtja drejt Shqipërisë e do të qëndrojnë deri të mërkurën, për të parë ndeshjet ndaj Skocisë e Uellsit. Dua vetëm të bëj debutimin para tyre, duke parë sakrificën e tyre për mua. E di sesa krenar do t’i bëj”, u shpreh Egli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top