Sulmuesit e huaj bëjnë ligjin në kampionatin shqiptar, ndërsa këtë herë pritet të jetë sezoni që Rexhinaldo të luftojë deri në fund për të fituar “Këpucën e Artë”.
Futbollisti i Kukësit ka treguar një formë fantastike deri më tani në Superiore, duke shënuar thuajse në çdo takim. Verilindorët kanë fituar me rezultatin 0-1, në transfertë ndaj skuadrës së Teutës, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta të durrsakëve për të barazuar rezultatin, skuadra e Kukësit ka marrë 3 pikët e radhës që e ndihmojnë së tepërmi në objektivat e saj për titullin kampion. /Shqipëria.ch/