Kjo është detyra e zakonshme e Benjamin Kolollit, që e ka kthyer shënimin në portën kundërshtare, në aq shumë elementare.
Vetëm një javë pushim në mos gjetjen e golit, që mesfushori shqiptar të rikthehet sërish në rolin e protagonistit, duke realizuar në portën kundërshtare. Kjo është një panoramë që në ndeshjen e fundit është hasur shpeshherë, nëse Kololli nuk është duke shënuar, kjo ndodh sepse ka dhënë pasimin e fundit për një tjetër lojtar të skuadrës.
Por emri i shqiptarit nuk figuroi në ndeshjet e fundit të Zurich, në atë fitore me rezultatin 3-2 ndaj Leverkusenit. Këtë herë futbollisti dardanas arriti të shënonte me një goditje të fuqishme nga krahu i majtë, megjithëse ka shërbyer vetëm për statistikë, pasi skuadra e tij është mposhtur 3-2 nga St Gallen. /Shqiperia.ch/