
Sa shumë kontrata dhe oferta që ka marrë nga ana e mediave, por De Biazi vazhdon të ngelet po ai pas largimit nga Shqipëria dhe Alaveshi, një analist sportiv. Megjithëse nuk e do një gjë të tillë dhe kërkon të kthehet në një pankinë për të drejtuar, ende asnjë e re nuk ka ardhur për teknikun italian.
Mediat italiane janë ato të cilat e kanë promovuar gjithmonë emrin e De Biazit, duke e dërguar te Bologna, Lazio, Azerbajxhani, Armenia dhe në shumë vende të tjera. Mirëpo, asnjë zhvillim i ri nuk ka ardhur për ish-teknikun e Shqipërisë, që vazhdon të bëj analizat e të tjerëve.
Këtë herë, në një intervistë të gjatë për “Juvenews”, italiani ka komentuar gjendjen e bardhezinjve. Në fund gazetari i bën edhe një pyetje për të ardhmen e tij, me De Biazin që duket i rënë moralisht: “Unë dua vetëm që të më prezantojnë projekte dhe kontrata, sepse deri tani vetëm sa kam lexuar emrin në gazeta, asgjë tjetër nuk ka pasur”. /Shqiperia.ch/