Ditën e sotme Napoli i Hysajt zbret në fushë duke ngritur siparin e javës së 11 të kampionatit Italian, teksa përballet me Empolin. Përsa i përket legjionarit të Kombëtares tonë, Elseid Hysaj, do ta nisë këtë sfidë titullarë, teksa nga informacionet e fundit do të luaj në krahun e majtë.
Ajo çka po vihet re, është se mbrojtësi kuqezi kohët e fundit po i ndryshon shumë shpesh krahët dhe kjo gjë vjen nga italiani që drejton Napolin, Ançeloti. Është ky i fundit që shikon gjendjen e lojtarëve dhe se ku ata janë më efikas, në rastin konkret edhe për Hysajn.
Kështu, Malcuit do të luajë në vendin natyral të shkodranit, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares do të kalojë si i majtë, për të vazhduar deri në fund me eksperimentimin. Tashmë Hysajt i ngel vetëm të bëj qendërmbrojtësin, pasi të gjitha të tjera i ka bërë te Napoli. /Shqiperia.ch/