Atalanta ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Bolonjës, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian.
Takimi nuk nisi në mënyrën më të mirë për miqtë, të cilët u gjendën menjëherë në disavantazh dhe u dorëzuan me sulmin e parë të Bolonjës. Por futbollistët e Gasperinit arritën të marrin situatën në kontroll, duke përmbysur gjithçka me golat e Mançinit dhe Zapatas.
Paraqitja e Etrit Berishës ka qenë jashtëzakonisht e mirë edhe në këtë takim, duke e shpëtuar Atalantën, për të ruajtur fitoren dhe tre pikët në ndeshjen e sotme. Momenti kulminant në këtë takim, do të ishte minuta e 80, ku Berisha fluturon për të kapur një top, që me shumë gjasa do të përfundonte në rrjetë me akrobacinë e ish-sulmuesit të Interit, Palacio. /Shqiperia.ch/