
Një shprehje që e dëshmon më së miri atë që Lugano përjetoi në ditën e sotme ndaj Grashopërsit: “I mbyturi, të mbyt”. Skuadra e Armando Sadikut barazoi me rezultatin 3-3, ndaj një ekipi që ka kapitulluar prej kohësh dhe ishte mësuar me humbjet tenistike.
Sulmuesi shqiptar gjeti golin e parë, por më pas do të vinte edhe përmbysja, për t’u barazuar shifrat në fund. Pas këtij rezultati, Lugano arrin Europën me shumë fat, pas gabimit të kundërshtarëve. Sadiku largohet nga Lugano për te Levante, ashtu siç e kërkoi, duke e ndihmuar ekipin për arenën europiane.
Megjithatë asgjë e jashtëzakonshme për kampionatin e çudirave, ku vetëm vendi parë dhe i fundit ishte përcaktuar, ndërsa gjithë pjesëmarrëset e tjera luanin për Europën. /Shqiperia.ch/