You are here
Home > Kombëtarja > “I mbajtëm hebrenjtë në Shqipëri”, reagimi i Hykës funksionon dhe pritet si hero në Izrael

“I mbajtëm hebrenjtë në Shqipëri”, reagimi i Hykës funksionon dhe pritet si hero në Izrael

Në merkaton që lamë pas pati shumë lëvizje të lojtarëve shqiptarë, të cilët ndryshuan klubet e tyre. I tillë është edhe mesfushori i Kombëtares tonë, Jahmir Hyka, teksa pak ditë më parë iu bashkua skuadrës së Malabit Netaia. Këta të fundit janë pjesë e kampionatit izraelit, që ndoshta në pamje të parë duket i njohur për shqiptarët, veçanërisht Kombëtarja e tyre.

Për Hykën nisi në mënyrën më të keq të mundshme, teksa u sulmua nga shumë tifozë izraelit ende pa shkelur në tokën e tyre, për disa foto të publikuara më parë në lidhje me Alepon. Por zgjuarsisht Hyka do të bënte një reagim të menjëhershëm, duke i quajtur izraelitët si vëllezër të shqiptarëve dhe duke u kujtuar pritjen që vendi ynë i bëri hebrenjëve. Ditën e djeshme ai ka mbërritur në shtetin e Izraleit, ku në aeroport është pritur si hero. Shumë prej tifozëve të skuadrës së tij të re, kanë dalë për ta pritur mesfushorin, teksa nuk kanë munguar  fotot dhe brohoritjet në drejtim të tij.

Pas dy vitesh eksperiencë në Amerikë, 30-vjeçari është rikthyer sërish në Europë, ku pretendon të rigjejë edhe një herë formën e tij më të mirë. Me klubin e Makabi Netanas ai ka nënshkruar një kontratë 1 vit e gjysëm, ku në rast se ai tregon një paraqitje të pritshme, nuk është habi që të rinovojë edhe më tej. Një gjë është e sigurt, që Hyka ka përkrahjen e shumë tifozëve të këtij ekipi, që ende pa zbritur në fushë me këtë fanellë, lojtari shqiptar është kthyer në idhull të tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top