You are here
Home > Futbolli Shqiptar > I marrin futbollistët nga bota me “Youtube”, trajneri shqiptar i dëbon në shtëpi tre brazilianë

I marrin futbollistët nga bota me “Youtube”, trajneri shqiptar i dëbon në shtëpi tre brazilianë

Një çështje që është ngritur si një problem serioz në Kosovë, ka qenë ajo e futbollistëve të huaj. Kështu, është diskutuar gjërësisht dhe është pranuar nga trajnerë fakti, se shumë lojtarë me origjinë jo shqiptare, vijnë si profesionistë vetëm nga videot në “Youtube”.

E turpshme dhe skandaloze është, pasi në to përfshihen gjithmonë momentet e shkëlqimit të lojtarit në rastin më të mirë, në mos të montimeve me programe të ndryshme. Por kombësia se nga vjen një lojtar, për drejtuesit e prapambetur të shumë skuadra skuadrave në trevat shqiptare, mjafton si tregues.

Megjithatë, jo çdo brazilian apo hollandez mund të ketë një talent të lindur për futbollin, megjithëse këto vende kanë prodhuar pafundësisht të tillë. Me mbërritjen te Vëllaznimi, trajneri i veçantë në Shqipëri, Ismet Munishi i ka dëbuar tre brazilianë për joprofesionalizëm, nga pesë që gjendeshin në total. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top