You are here
Home > Futboll Bota > I la derën hapur Shqipërisë, sulmuesi Daku shënon në “frymën e fundit” në Kroaci

I la derën hapur Shqipërisë, sulmuesi Daku shënon në “frymën e fundit” në Kroaci

Mirlind Daku është padyshim një nga futbollistët më të mirë që kanë dalë nga futbolli në Kosovë, ndërsa për aftësitë e tij, askush nuk ka dyshime. Aktualisht si pjesë e Osijekut, futbollisti shqiptar po kërkon të arrijë sa më lartë në arenën europiane.

Me mbërritjen në Kroaci, Daku e kishte të qartë, fillimisht e priste ekipi i dytë i Osijekut, sa të ambientohet pasi potenciali i tij ishte për shumë më tepër. Në takimin e sotëm që ekipi kroat ka zhvilluar ndaj Zadarit, sulmuesi ka shënuar në “frymën e fundit”.

Osijeku ka fituar me rezultatin 2-0, ndërsa goli që vulosi edhe historinë e këtij takimi, u shënua në minutën e 93 nga Mirlind Daku. Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për “Shqiperia.ch”, vetë futbollisti  i ka lënë derën hapur një interesimi të Kombëtares, duke u shprehur: “ Sa i perket Kombëtares, për momentin nuk mund të jap ndonjë përgjigje, por pse jo edhe nëse më vjen një ofertë nga Shqipëria, do e shqyrtoja. Megjithatë tani jam pjesë e U-21 të Kosovës dhe është ëndërr që të prezantoj shtetin tim”, ka thënë Daku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top