Në kampionatin shqiptar mund të ndodh gjithçka dhe ngjarja që vjen nga takimi mes Lushnjes dhe Skënderbeut e dëshmon më së miri këtë gjë.
Skënderbeu ka fituar ndaj Lushnjes në transfertë me rezultatin 2-4, në një takim ku sulmuesi i korçarëve ka arritur të realizojë tripletë. Në fundin e ndeshjes ai ka kërkuar topin e ndeshjes për ta marrë me vete, por është përplasur me drejtuesit e Lushnjes.
Këta të fundit nuk e kanë lejuar, duke thënë se i kanë topat më numër të caktuar. Në një situatë të tillë është dashur ndërhyrja e drejtuesve të Skënderbeut, që Soue të marri topin e takimit. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/