
Një gabim që do të kushtonte shumë ishte ai Strakoshës, në atë barazim dramatik të Lacios ndaj Sampdorias me rezultatin 2-2.
Në minutën dhe aksionin e fundit të ekipit kundërshtar, gardiani shqiptar do e pësonte nga akrobacia e Saponarës. Del nga porta në mënyrë të pasigurtë, duke e pasur të pamundur evitimin e gabimit, për t’u rikthyer sërish në vendin ku duhej të gjendej.
Kaq mjafton në vendin fqinj të nisin me kritika, duke harruar gjithçka që Strakosha kishte bërë derimë tani. “Angolodeilaziali” shprehet se portieri shqiptar e ka ndarë sërish në dy pjesë tifozerinë laciale, në atë që e mbështet me çdo kusht, e pjesën tjetër që kërkon lënien e tij në stol.
Sigurisht, Strakosha duhet të vazhdojë të përmirësohet për të zvogëluar gabimet e tij, pasi shpeshherë detaje të tilla vendosin jo pak edhe për fatin e një ndeshje, që më vonë mund të ndikojnë edhe në karrierën e lojtarit. /Shqiperia.ch/