Ylldren Ibrahimaj e ka nisur sezonin në Norvegji me hapa prej gjigandi. Futbollisti shqiptar ka shënuar dy gola dhe dhënë tre asist në pesë ndeshjet e zhvilluara me Vikingun. I rikthyer në elitën e këtij kampionati, kjo skuadër numëron deri tani 9 pikë.
Mesfushori me tipare sulmuese ka rrëmbyer edhe vëmendjen e madhe të mediave norvegjeze, që nuk mund ta kalonin pa bujë këtij shpërthim të 23-vjeçarit. “Agderposten” e ka pyetur futbollistin se kë do të përfaqësoj, por Ibrahimaj e kishte të qartë gjithçka: “Unë kam lindur në Kosovë, por prejardhjen e kam nga Kosova. Prindërit sakrifikuan për të më dhënë një jetë të mirë dhe dua t’ia shpërblej”, ka thënë Ibrahimaj. /Shqiperia.ch/