
Mauricio Sarri, tashmë në Angli thirret edhe si njeriu “i ftohtë”. Pas gjithë atij zjarri të ndezur ndaj Frankfurtit, ku anglezët kaluan vetëm nga ruleta ruse në finalen e “Europa League”, tekniku italian doli në konferencën për shtyp, si të ishte një ndeshje e zakonshme.
Sigurisht, askush nuk priste lot si në rastin e Poketinos apo shpërthim si në rastin e Klopit, por të gjithë tifozët e Chelseat e kërkonin një përjetim më shumë nga trajneri i tyre. Për më tepër, një foto e shkrepur përpara penalltive, e vendos Sarin në gjyq. Në momentin që gjithë ekipi ishte duke bërë betimin, Sari gjendej i vetmuar jashtë tij, si të mos i interesonte asgjë se çfarë do të ndodhte.
Të paktën në këtë mënyrë është interpretuar i gjithi ai moment. Italiani njihet si një adhurues i madh i cigareve dhe librave, ndonëse në Angli nuk kanë një simpati të madhe për të. Sa i përket pjesës së tymosjes, për italianin ka edhe një histori të veçantë.
Aq shumë i fiksuar është pas saj, aqsa në Angli shpeshherë mban edhe bishtin e cigares të pandezur thjeshtë për të hequr stresin e tij, pasi nuk i lejohet të pijë duhan në ambientet publike. Kur ishte pjesë e Napolit i kishin gjetur zgjidhjen me një vend të posacëm ku mund të konsumonte duhan, por te Chelsea nuk po tregohen edhe aq dashamirës për t’i plotësuar tekat. Madje edhe ndaj Frankfurtit, Sari u pa pikërisht me një bishtin e një cigare të pandezur. /Shqiperia.ch/