You are here
Home > Kombëtarja > I fiksuar pas Emanuel Ndojit! Panuçi luan bastin më të rrezikshëm ndaj Skocisë

I fiksuar pas Emanuel Ndojit! Panuçi luan bastin më të rrezikshëm ndaj Skocisë

Tifozët shqiptarë nuk janë shumë të bindur në aftësitë e tij, por Panuçi është më shumë se i bindur. Nuk mund të shpjegohet ndryshe projektimi si titullar i mesfushorit të Kombëtares, Emanuel Ndoji, në një ndeshje kaq delikate, sa kjo ndaj Skocisë.

Performancat e bëra deri tani me Shqipërinë, nuk ka lënë ndonjë shije shumë të mirë nga ana e mesfushorit tonë. Madje, edhe ai goli i shënuar ndaj Ukrainës, erdhi në një humbje turpëruese që u shërben vetëm statistikave. Të gjithë e duan në pankinë, në mos në tribunë, por Panuçi do e hedh nga minuta e parë në fushën e lojës.

Një bast i rrezikshëm që do të luhet ky nga italiani, nëse e fiton, atëherë do të ketë një mbështetje dhe besim në rritje nga tifozët shqiptarë kundrej tij, që duke parë historinë sesi ngjarjet kanë rrjedhur, bën mirë të luhet.

Por nëse dështon, atëherë ky do të ishte ndoshta edhe fundi për teknikun italian, të paktën në mendimin e tifozave shqiptarë. Tashmë na mbetet të shohim, Ndoji duhet të djersitet shumë për atë fanellë, të luash për Shqipërinë, është një përgjegjësi e madhe. Klubi të ofron disa mundësi, por në Kombëtare, ndonjëherë ke vetëm një të tillë. Për Ndojin, është ky momenti! /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top