Milot Rashica e fitoi sondazhin për lojtarin më të mirë në Kupën e Gjermanisë, pas asaj ndeshje të zhvilluar ndaj Shalkes, duke arritur të shënojë edhe një gol të një klasi botëror. Por futbollisti i Kosovës është sërish i nominuar, këtë herë për t’u zgjedhur si lojtari më i mirë për muajin që lamë pas në Bundesligë.
Kjo e fundit e ka shpallur Rashicën si një nga kandidaturat më të mira për muajin mars, duke i shtuar këtu edhe emrat e Halstenberg, Kostic, Kruse, Levandovski dhe James. Të gjithë këta lojtarë do të votohen nga ana e tifozëve, për të dalë në futbollistin më të mirë që muajin që lamë pas.
Sigurisht që Rashicës i duhet edhe ndihma e tifozëve shqiptarë, për ta votuar atë dhe për të dalë fitues mbi lojtarët e tjerë të Bundesligës. Më poshtë keni edhe linkun, ku secili prej lexuesve mund të kontribuojë me votën e tij. /Shqiperia.ch/