
Juventusi barazoi me rezultatin 3-3 në takimin e djeshëm ndaj K-League Stars. Një ndeshje kjo e cila pritej që të kishte një rezultat tenistik, por bardhezinjtë i shpëtuan paq turpërimit, pasi po humbisnin me rezultatin 3-1.
Kristiano Ronaldo gjendej në stol kur lojtari kundërshtar Cesinha realizoi golin e dytë. Ky i fundit festoi në të njëjtën mënyrë si edhe portugezi, megjithëse u prit vetëm me buzëqeshje ironike nga autori i saj. E gjitha kjo duket se ia ka vlejtur, pasi në fundin e ndeshjes futbollisti brazilian arriti që të merrte fanellën e Kristiano Ronaldos. /Shqiperia.ch/
Cristiano Ronaldo: Não ligo, sou lindo e não tenho caspa! https://t.co/npK7jUzwBf
— Wesley (@WesleyFerreira7) July 26, 2019