Vllaznia mbetet padyshim vendi që prodhon më shumë talente shqiptarë, ndërsa shumë prej tyre nuk mbajnë vetëm ekipet në Shqipëri, por dalin edhe jashtë saj për të dhënë kontributin e tyre. Së fundmi kemi edhe rastin e Arif Amulit, që më parë ka qenë pjesë e akademisë së Vllaznisë, ndërsa tashmë e ka nisur me këmbë të mbarë debutimin në “UEFA Youth League”.
Në përballjen e fituar nga ana e Dinamos së Zagrebit U-19 ndaj Atalantës U-19, goli i vetëm i fitores në rezultatin 1-0, erdhi pikërisht nga Arif Amuli. I gjetur në zonë, goditja e tij në krahun e majtë ishte e pamundur që të kapej nga portieri kundërshtar. Festë legjitime edhe nga stafi i Dinamos së Zagrebit, që merr tre pikët e para në grup