You are here
Home > Kombëtarja > I buzëqeshur dhe përkrah Hysajt në stol, thesari gjerman i Napolit shfaqet për herë të parë

I buzëqeshur dhe përkrah Hysajt në stol, thesari gjerman i Napolit shfaqet për herë të parë

Amin Younes është shfaqur për herë të parë në stolin e Napolit në takimin e zhvilluar në transfertë ndaj Atalantës. Futbollisti i ardhur me aq shumë bujë nga Ajaksi, është padyshim një lojtar që do i shtojë edhe më shumë vlerën ekipit italian.

Dëmtimi që ka kaluar së fundmi nuk e ka lënë të luajë në fushën e blertë dhe të bëj debutimin në Serinë A. Sigurisht, kjo jo për shumë gjatë ndërsa tashmë ka qenë i pranishëm në pankinë. I buzëqeshur dhe përkrah Hysajt, futbollisti gjerman ka ngrohur disi tifozët. Me mbrojtësin shkodran që e ka nisur ndaj Atalantës nga stoli gjithashtu, mesfushori 25-vjeçar është parë në pjesën më të madhe të kohës i buzëqeshur.

Ngelet vetëm çështje kohë debutimi i tij në Serinë A, ndërsa Younes mund të kthehet edhe në një titullar të padiskutueshëm në ekipin e Ançelotit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top