
Skënder Loshi është grumbulluar me ekipin e parë të Nac Bredës, në fazën përgatitore që po zhvillojnë holandezët. Këtë herë nuk ka kthim pas dhe sulmuesi shqiptar pritet të mos largohet te të rinjtë.
Goli i parë ka ardhur në miqësoren e parë që i është mundësia. Nac Breda arriti të fitonte me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Madese Boys, atje ku festivali i golave do të vinte pikërisht nga Loshi me ekipin që ra nga elita e Holandës në sezonin e shkuar. /Shqiperia.ch/