You are here
Home > Kombëtarja U-21 > I bën jehonë edhe klubi holandez i Nac Breda, Skënder Loshi është thirrur nga Shqipëria

I bën jehonë edhe klubi holandez i Nac Breda, Skënder Loshi është thirrur nga Shqipëria

Skënder Loshi është afrimi më i ri i Shqipërisë që drejtohet nga ana e Alban Bushit. Konfirmimi dhe jehona ka ardhur edhe nga vetë klubi ku sulmuesi aktivizohet, Nac Breda, e cila njofton thirrjen e lojtarit për dy takimet e kuqezinjtë 21-vjeçarë.

Lojtari do të udhëtojë në Shqipëri në datën 12 nëntor, ndërsa do të jetë prezent për dy takimet miqësore që kanë kuqezinjtë ndaj Maltës, përkatësisht në 16 dhe 19 nëntor. Menjëherë pas këtyre takimeve, Loshi duhet të udhëtojë për në Holandë, për t’u rikthyer me skuadrën e tij.

Futbollisti 21-vjeçar ka arritur të shënojë dy gola në katër ndeshjet e zhvilluara me të rinjtë e Nac Bredas, ndërsa shumë shpejtë projektohet edhe kalimi i tij në ekipin e parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top