You are here
Home > Futboll Bota >  I befasuar edhe nga Gjimshiti, trajneri i Atalantës: Dukeshin sikur të ishin “pronarët”, ishte hera e parë

 I befasuar edhe nga Gjimshiti, trajneri i Atalantës: Dukeshin sikur të ishin “pronarët”, ishte hera e parë

Atalanta arriti të fitonte ndaj Interit me rezultatin 4-1, në një takim të dominuar që nga minuta e parë. Megjithëse në fillimin e takimit, të pakët do të ishin ata që do të flisnin për një sukses të ekipit nga Bergamo, duke parë edhe disa ndryshime që kishin në formacionin e tyre.

Kështu, Gjimshiti rikthehej në qendër të mbrojtjes pas shumë kohësh që i ndiqte ndeshjet nga pankina. E për ta bërë diçka të tillë ndaj Interit, sigurisht, ka nevojë për shumë guxim. Në fund rezultoi gjithçka perfekte, pasi Atalanta do të fitonte thellë, ndërsa edhe Gjimshiti do të shënonte.

I befasuar nga paraqitja e ekipit të tij e sidomos prapavijës, është shprehur edhe trajneri Gasperini:” Toloi, Gjimshiti dhe Mancini edhe pse më parë nuk kishin luajtur ndonjëherë së bashku, ishin njësoj si “pronarët” e vërtetë të prapavijës. Për golin e Mancinit nuk jam shumë i habitur, sepse ai e sulmon topin gjithmonë në kohën e duhur, por thjeshtë në mbrojtje duhet ende të përmirësohet”, ka thënë trajneri i Atalantës për mediat italiane. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top