You are here
Home > Kombëtarja > “Hysaj, po çfarë ndodhi me ty?”! Trajneri i Shqipërisë tregon habinë pas tunelit dhe driblimit

“Hysaj, po çfarë ndodhi me ty?”! Trajneri i Shqipërisë tregon habinë pas tunelit dhe driblimit

Elseid Hysaj po fiton besimin e trajnerit Gatuzo dhe duket se situata e tij po ndryshon plotësisht te Napoli. Nëse më parë largimi ishte i pashmangshëm, mbrojtësi shkodran po sheh mundësinë e rinovimit.

Më tepër minuta loje dhe duke u konsideruar si një pikë kyçe e skuadrës së Napolit, e cila arriti të fitonte Kupën e Italisë, që luan në “Champions League” ndaj Barcelonës dhe me Gatuzon në krye është e etur për suksese.

Edhe trajneri i Shqipërisë, Reja, kërkon që Hysaj të vazhdojë të qendrojë te Napoli. Në një prononcim për “Radio Marte”, ka treguar edhe habinë me mbrojtësin shkodran që do të shënonte golin e bukur ndaj Islandës në atë fitore 4-2. Nëse ka një pikë të dobët të Hysajt është pikërisht mbështetja e sulmit dhe mungesa e golit, teksa nuk shënon thuajse kurrë, por atë mbrëmje do të kompensonte gjithçka.

“Nëse jam i kënaqur me Elseid Hysajn që të qendroj te Napoli? Po, natyrisht. Më parë nuk kishte vetëbesim, tani e ka gjetur përsëri dhe po bën ndeshje pozitive. Hysaj është kapiteni im dhe kam shumë besim tek ai. Te Kombëtarja bëri një gol të bukur, me një driblim dhe tunel vërtet të çmendur. I thashë: “Çfarë ndodhi me ty Hysaj?”. Ishte e rëndësishme që të luante dhe po i përgjigjet pozitivisht stimujve që po i vijnë nga Gatuzo”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top