You are here
Home > Futboll Bota > Hysaj kthehet “mollë sherri”! Ançeloti luan me nervat, trajneri i Fiorentinës: Kam parë edhe më keq

Hysaj kthehet “mollë sherri”! Ançeloti luan me nervat, trajneri i Fiorentinës: Kam parë edhe më keq

Elseid Hysaj ka rrezikuar të dreqos gjithçka për ekipin e Napolit, në atë fitore të marrë me rezultatin 3-4 ndaj Fiorentinës. Mbrojtësi shkodran u aktivizua në minutën e 84 në fushë, por në minutat e fundit e teproi me ndërhyrjen ndaj Riberisë brenda zonës.

Asnjë kontakt me topin dhe shumë në mbajtjen e sulmuesit francez, gjyqtari i takimit nuk akordoi penallti çuditërisht, pavarësisht se në Itali ekziston VAR-i. Të gjithë drejtuesit e Fiorentinës janë ngritur në këmbë dhe nuk i besonin syve, ndërsa Montela mori karton të verdhë për protestat. “E kam të vështirë të kuptoj arsyetimet tani. Unë i pranoj gabimet, por jo edhe me video. Kam parë edhe më keq. Penalltia ishte në favorin tonë, e qartë. Nuk e kuptoj arsyen se përse nuk ka shkuar për ta parë. Përse është VAR-I”, ka thënë trajneri i Fiorentinës në fundin e ndeshjes.

Ndërsa trajneri i Napolit, Ançeloti, ka zgjedhur të komentojë në këtë mënyrë episodin e shumëpërfolur: “Nuk pashë ndonjë episod për penallti, ndoshta edhe për shkak se ishte më shumë sesa një rast”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top