You are here
Home > Kombëtarja > Hodhi hap mbrapa në karrierë, mesfushori i Shqipërisë e sheh ndryshe: Izraeli është shumë më i fortë

Hodhi hap mbrapa në karrierë, mesfushori i Shqipërisë e sheh ndryshe: Izraeli është shumë më i fortë

Një vendim që e dërgon një hap më mbrapa në karreirë u duk ai i Valon Ahmedit, teksa mesfushori shqiptar u largua nga Maribori, që vjet ishte në “Champions League”, për të shkuar në Izrael.

Duke u nisur nga sezoni i ardhshëm, Ahmedi  ka mbyllur marrëveshjen me Hapoel Kiryat Shmona, me të cilën ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. Lojtari nga Kërçova, e sheh ndryshe transferimin e tij në kampionatin izraelit, pavarësisht asaj që është përfolur nga ana e mediave.

“Jam shumë i kënaqur nga kushtet e ofruara te Hapoel Kiryat Shmona. Bëhet fjalë për një klub shumë të mirë dhe mendoj se ky transferim është një hap i rëndësishëm në karrierën time, pasi niveli i kampionatit izraelit është shumë më i fortë”, ka thënë Ahmedi për “Infosport”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top