Sa herë që Reali i Madridit dikur dhe Juventusi sot, përgatitet për një ndeshje të rëndësishme, si ajo e fundjavës ndaj Napolit, mediat sportive e dinë formulën e përfitimit: “Dëmtohet dhe mungon Kristiano Ronaldo”.
Kështu ndodhi edhe këtë herë, por pavarësisht dyshimeve mbi portugezin, ky i fundit do të jetë nga minuta e parë në takimin e së dielës. Madje janë sërish mediat italiane, ato që e pohojnë një gjë të tillë. Por pavarësisht pranisë së Ronaldos, Hysaj nuk e ketë për detyrë mbajtjen e këtij futbollisti.
Kjo pasi balotazhi i shkodranit, është në krahun e majtë të mbrojtjes, atje ku është në garë me Ghoulam për fanellën e titullarit. Ndërsa në krahun e djathtë dhe detyrën për të mbajtur Ronaldon, do e ketë Malkuit. /Shqiperia.ch/