You are here
Home > Kryefaqja > Historinë e Bakajt me Klop dhe Dortmundin e morën qesharake, në Bjellorusi mbush rrjetat

Historinë e Bakajt me Klop dhe Dortmundin e morën qesharake, në Bjellorusi mbush rrjetat

“Më ka kërkuar Jurgen Klop në kohën kur ishte te Dortmundi”, do të shprehej para pak kohësh Elis Bakaj. Një histori që u morr disi qesharake nga tifozat shqiptarë, që nuk kanë dëgjuar shumë zhurmë nga ana e këtij lojtari.

Megjithatë në Bjellorusi, Bakaj gjithmonë realizon lehtësisht. Së fundmi sulmuesi shqiptar ka gjetur dopietën me Shakhtar Soligorsk dhe dhënë asist në fitoren me rezultatin 3-2 ndaj FC Minks. Më parë do të kishte mundësinë të përfaqësonte edhe Shqipërinë, por fanella e Kombëtares tashmë mbetet një ëndërr e përjetuar në të shkuarën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top