Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe kjo ka shkaktuar problem të herë pas hershme në sport. Kështu kur flitet për një organizim në Spanjë, dardanasit duhet t’i harronin simbolet e tyre.
Por tashmë një histori e re është shënuar në kampionatin e karatesë. Aty shihet qartazi sesi Kosova qëndron mes flamujve të tjerë duke u valvitur, ku çdo sportist mund të përfaqësohet nga simbolet e tij. Madje në Botërorin e karatesë në muajin nëntor të vitit të kaluar, që u mbajt në Madrid, sportistët shqiptarë të Kosovës nuk u lejuan të marrin pjesë në garë. /Shqiperia.ch/