You are here
Home > Futboll Bota > Historia vazhdon! Januzaj dhe Oçoa “shuhen” në klube, derisa të vijë Botërori ose Europiani

Historia vazhdon! Januzaj dhe Oçoa “shuhen” në klube, derisa të vijë Botërori ose Europiani

Për Oçoan flitet se është portieri më i mirë në botë njëherë në katër vite. Kjo për të vetmen arsye, sepse gjatë kohës së Botërorit, pritjet që portieri i Meksikës kryen, janë të një planeti tjetër.

Madje disa teori konspirative, e nxorrën edhe portierin 33-vjeçar nga i njëjti planet, ai tjetri. Shpeshherë për të është folur se është njeriu i pazakontë me një gisht më shumë se njërzit normal. Fillimisht tema u morr shumë më seriozisht nga çfarë duhej, derisa të kuptohej që ishte vetëm një kuptim i figurshëm i mediave europiane.

I së njëjtës histori duket të jetë edhe Adnan Januzaj, ndoshta më shumë për shqiptarët këtë herë, sesa për botën mbarë. Futbollisti që kulmin e tij e arriti herët, te Mançester Junajtid, shuhet gjithmonë në ekipet ku ai aktivizohet.

Të dëgjosh për bëmat e këtij futbollisti në kampionat, është thuajse e pamundur. Më pas sa vjen Europiani dhe Botërori, çuditërisht shohim se Januzaj është një emër që gjendet gjithmonë në të. Madje, sikur të mos mjaftohej më kaq, për disa kohë bën edhe Europën për vete, me performancat që ai realizon në këto evenimente të rëndësishme.

Ashtu siç bëri edhe herën e fundit, ku mjaftoi pak besim nga trajneri i Belgjikës dhe Januzaj do të realizonte kryeveprën e tij në fitoren ndaj Anglisë, në fazën e grupeve, gol ky që do të vendoste edhe historikun e takimit.

Tashmë kampionati spanjoll ka filluar dhe futbollisti me origjinë shqiptare nuk shihet ende në të, teksa është i dëmtuar nga Botërori i Rusisë. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Januzaj nuk është shëruar ende plotësisht dhe ndien dhimbje në gjurin e majtë. Rikthimi i tij te Sociedadi do të vonojë, ndërsa ne duhet të presim Europianin e ardhshëm që të dëgjojmë sërish për të. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top