
Kjo është historia e lojtarit “shqiponjë”, futbollistit të Kombëtares që ka gjithmonë të njëjtën mënyrë festimi sa herë që shënon. Dy duart e formuara si shqiponjë, të cilat ende nuk e kanë pasur ende fatin të fluturojnë me fanellën kuqezi, por vetëm në nivel klubi.
Llullaku ka shkuar si refugjat në vitin 2000 në Itali, së bashku me familjen e tij për të lënë prapa varfërinë. Në fakt, vështirësitë Azdreni i ka përjetuar që i vogël, teksa babai e ka lënë në moshën 6-vjeçare. I lindur në Istog pas udhëtimit Valona-Bari, shkon për t’u transferuar në Gjermani, në Deggendorf ku jetonte xhaxhai i tij.
Vetëm dhjetë muaj qëndrimi dhe Llullaku kthehet në vendin ku është rregjistruar për herë të parë, në Tarzo që ndodhet në zonën e Trevisos. Këtu do të rritet edhe futbollisti shqiptar, teksa shkon në shkollë, rritet atje dhe punon si kamarier, për të ndihmuar nënën e tij të ve. Pavarësisht të gjitha këtyre vështirësive, ai gjen kohën edhe për të luajtur futboll.
Me ekipin e vendit të tij, në vitin 1999, ai debuton në kampionatin e kategorisë së tretë. Shumë hapa të hedhura më pas, ndërsa në vitin 2012 agjenti i siguron provën në ekipin rumun, Gaz Metan, atje ku futbollisti ynë qëndroi për 4 vite. Gianni De Biazi e spikat fillimisht duke e thirrur në Kombëtare, ndërsa edhe Panuçi do i gjente hapësira në grupin e tij.
Megjithatë, duke parë faktin se ende nuk ka ardhur goli i parë i këtij lojtari me fanellën kuqezi, Panuçi ka zgjedhur të mos e thërrasë Llullakun, për ndeshjet që ka zhvilluar Shqipëria së fundmi. /Shqiperia.ch/