
Keidi Bare, padyshim është ky një nga lojtarët shqiptarë më premtues te Shqipëria e së ardhmes. Vazhdon të mbetet i tillë, pasi potenciali te lojtari nga Fieri është i madh, megjithëse ende nuk po gjen hapësirat e tij.
Me ekipin e Atletikos do të vinte edhe jehona më e madhe e mesfushorit shqiptar, teksa nën urdhërat e Diego Simeones shpeshherë, do të përmirësohej shumë në aftësitë e tij. Megjithatë, në ekipin e njohur spanjoll ishte e pamundur të gjeje hapësira. Në kushte të tilla, erdhi edhe një huazim i Bares te Malaga.
Sapo shkoi në këtë skuadër, drejtuesit ia bën të qartë që fillimisht e priste ekipi i të rinjëve, duke mos përjashtuar mundësinë për ekipin e parë. Gjithsesi, rastet kur Keidi ka luajtur me Malagan në divizionin e dytë, kanë qenë të pakëta, aqsa është bërë vetëm një debutim për disa minuta. Në rastet e tjera, mesfushori shqiptar vetëm sa stërvitet me Malagan, pasi i bashkohet të rinjëve dhe jo ekipit të parë. Në një kohë kur nga Bare pritet aq shumë dhe marrim parasysh faktin që ka dalë nga Atletiko Madridi, e gjitha kjo histori ngelet disi e çuditshme, pasi Malagës duhet t’i nevojiten lojtarë me cilësitë e Keidit. /Shqiperia.ch/