You are here
Home > Futboll Bota > Histori shqiptarësh! Na pritën me flamurin e Serbisë, tifozët e TNS gjejnë parajsën në Kosovë

Histori shqiptarësh! Na pritën me flamurin e Serbisë, tifozët e TNS gjejnë parajsën në Kosovë

TNS ka arritur të kaloj në turin e dytë të “Champions League”, pasi fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Feronikelit. Ky triumf u shijua më së tepërmi nga tifozët e uellsianëve, që gjetën parajsën në Kosovë.

Një mikëpritje e madhe iu realizua nga tifozët e Feronikelit, megjithëse në takimin e parë nuk ishte e njëjta situatë. Flamuri i Serbisë ishte varur në pjesën qendrore të stadiumit për të provokuar lojtarët e Feronikelit, ndërsa asnjë simbol përfaqësues i ndonjë shteti tjetër nuk gjendej aty pranë.

Pra e gjitha kjo ishte e qëllimshme, por shqiptarët dinë gjithmonë si të mikpresin. Njëri prej tifozëve të TNS ka shkruar në Tëitter për kohën e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”: “Njërëzit në Prishtinë dhe tifozët e Feronikelit ishin të pabesueshëm. Të sjellshëm, mikpritës dhe të këndshëm pavarësisht humbjes. Udhëtimi i ndryshon perceptimet dhe futbolli bashkon njerëzit”, shkruan Lee Ruscoe.

Një histori e ditur kjo tashmë, me shqiptarët që gjithmonë dinë sesi ta mikpresin të huajin, pavarësisht sesa e meriton një gjë të tillë, por në fund do të marrim kritikat nga Europa për sjellje të gabuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top